Aston Villa ka shënuar fitore shumë të thellë përballë Brightonit.
Aston Villa të shtunën fitoi me rezultatin 6:1, në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Leagues së Anglisë, ndaj skuadrës që është vlerësuar shumë për paraqitjet.
Ollie Watkins shënoi “hat-trick” në këtë ballafaqim.
Dy golat e parë i shënoi në minutën e 14-të dhe të 21-të.
Më pas, Pervis Estupinan shënoi autogol, në minutën e 26-të.
Zëvendësuesi Ansu Fati shënoi për 3:1 në minutën e 50-të.
Por në minutën e 65-të, Watkins realizoi edhe një tjetër gol dhe e kompletoi “hat-trickun”.
Pesë minuta para fundit realizoi edhe Jacob Ramsey, kurse Douglas Luiz e vulosi rezultatin përfundimtar.
Aston Villa në vendin e katërt dhe Brightoni në pozitën e tretë, kanë nga 15 pikë në shtatë ndeshje.