Fanella e Chamberlainit shitet për 4.9 milionë dollarë
Fanella e Los Angeles Lakersit e veshur nga Wilt Chamberlain në finalet e ligës NBA në vitin 1972, është shitur në ankand për 4.9 milionë dollarë, kanë shkruar mediumet e huaja të enjten. Në finalet e plejofit të vitit 1972, LA Lakersi fitoi ndaj New Yorkut 4:1 në seri.
Në ndeshjen e pestë të serisë finale, Chamberlain shënoi 24 pikë, 29 kërcime, tetë asistime e tetë bllokada, pavarësisht se luajti me dorë të lënduar. Chamberlain e nisi karrierën profesionale në vitin 1958, ndërsa u pensionua në vitin 1973.
Ai u nda nga jeta në tetor të vitit 1999, në moshën 63-vjeçare.