Sport

Newcastle eliminon kampionin e Evropës

 

Finalisti i edicionit të kaluar në Kupën EFL, Newcastle United, e ka eliminuar nga kjo garë kampionin e Evropës, Manchester Cityn. Newcastle para tifozëve të vet të mërkurën në mbrëmje, fitoi 1:0, për të avancuar tutje në garë.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi sulmuesi Alexander Isak, në minutën e 53-të, kur u asistua bukur nga mesfushori brazilian, Joelinton.