Sport

Bajrami e Sassuolo ndalin serinë e Interit

 

Nedim Bajrami dhe skuadra e tij, Sassuolo, kanë ndalur serinë e pesë fitoreve rresht të Interit në elitën e futbollit të Italisë. Bajrami kontribuoi me një gol të shënuar, derisa Sassuolo fitoi në “Giuseppe Meazza”, me rezultatin 2:1.

Denzel Dumfries me asistim të Marcus Thuramit shënoi për epërsinë e vendësve. Por një moment i shkëlqyer individual i Bajramit, futbollistit të Shqipërisë, bëri që rezultati të barazohej në 1:1. Bajrami në minutën e 54-t shënoi me gjuajtje të fuqishme, nga një kënd i vështirë.