Sport

Shabanhaxhaj shënon gol dhe asiston për fitoren e Muras

 

Dardan Shabanhaxhaj ka udhëhequr Muran drejt fitores ndaj Domzhales, të mërkurën në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit slloven në futboll.
Mura ishte mysafire, ndërsa fitoi 2:0.
Shabanhaxhaj realizoi për 1:0 në minutën e 44-t. Ndërsa asistoi për 2:0 në minutën e 70-të. Shabanhaxhaj u paraqit si mesfushor ofanziv.
22-vjeçari ka katër gola e një asistim në nëntë paraqitje.
Mura ëshë e pesta në kampionatin slloven me 13 pikë nga nëntë ndeshje.