Sport

Qendra nacionale e xhudos do të kompletohet me shumë objekte përcjellëse

 

Xhudistët elitarë të Kosovës ka disa vjet që ushtrojnë në Qendrën Nacionale në Pejë. Aktualisht Qendra Nacionale përbëhet nga një sallë e bukur dhe e kompletuar për stërvitje të xhudos, në të cilën janë edhe disa zyra dhe hapësira përcjellëse.

Por pas disa vjetësh Qendra Nacionale do të jetë kompleks i kompletuar sportiv. Për ta kompletuar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, Qeveria e Kosovës i ka ndarë 5.5 milionë euro.