Ish-sulmuesi i Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu, ka kontribuuar me gol në fitoren e Altachut në Kupën e Austrisë.
Sulmuesi shtatlartë ka shënuar gol në minutën e 38-të, në fitoren e Altachut në udhëtim te Saalfeldeni.
Altachu fitoi me rezultatin 2:0 dhe është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës austriake.
Në 10-të ndeshjet e këtij edicioni në ligë dhe në Kupë, Nuhiu ka shënuar dy gola dhe një asistim.