Sport

Muriqi në portë në fitoren e Burnleyt

Portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muriq ka qenë titullar te Burnley që mposhti Salfordin në kuadër të 1/16 të Kupës së Ligës angleze.

Për Muriqin ishte paraqitja e parë në portë në edicionin aktual.

Burnley fitoi me rezultatin 4:0 dhe avancon në 1/8 e finales të Kupës së Ligës. Muriq nuk ka hapësirë në ndeshjet e Premier Leagues.