Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik, ka vendosur ndeshjen mes Juventusit dhe Lecces. Të martën mbrëma, Juve fitoi 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Serie A të Italisë.
Milik shënoi në minutën e 57-të me asistim të Adrien Rabiot.
Te Lecce startoi Ylber Ramadani, që u ndëshkua me karton të verdhë pas gjysmë ore lojë. Ramadani u zëvendësua në minutën e 70-të nga Mohamed Kaba. Ky lojtar u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë, në minutën e 93-të.
Për Juventusin ishte fitorja e katërt. Me 13 pikë renditet në pozitën e dytë. Lecce bie në vendin e katërt me 11 pikë.