Sport

Ajaxi në “krizë ekzistenciale” brenda dhe jashtë fushës

 

Dikur gjigant i futbollit evropian, Ajaxi tani është i zhytur në një nga krizat më të thella në historinë 123-vjeçare. Klubi është i 14-ti në ligën holandeze, zyrtarët e lartë janë të shkarkuar dhe tifozët po krijojnë trazira.

“Klubi është në flakë”, ishte titulli i shkrimit në sajtin zyrtar të tifozëve të Ajaxit, të hënën, duke përshkruar ndërprerjen e derbit ndaj rivalit të madh, Feyenoordit, si “pikën më të ulët në krizën që ka kapluar klubin”.