Sport

KOK-u thotë se telashet e karatesë do të zgjidhen në “asamblenë e radhës”

 

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka thënë se duhet të mbahet një tjetër kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor në Federatën e Karatesë së Kosovës. I pari i KOK-ut në një intervistë për KosovaPress ka thënë se zgjedhjet e reja në FKK duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Krasniqi ka theksuar se Kuvendin duhet ta thërrasë sekretariati i Federatës.

Karateja kosovare ka javë që është ndarë në dy grupime. Dhe në zhvillimet rreth dy grupeve - atij të udhëhequr nga Avni Gashi dhe atij që përfaqësohet nga Nazmi Gashi e Besart Baruti - është përfshirë edhe më fuqishëm Komiteti Olimpik i Kosovës.