Daku kontribuon në fitoren e Rubin Kazanit Mirlind Daku ka kontribuuar në fitoren e vështirë të Rubin Kazanit.
Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së Rusisë, Kazani fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Fakel Voronezh.
Golin e fitores Rubin Kazani e shënoi në minutën e 85-të. Valentin Vada, që hyri në lojë në minutën e 83-të realizoi nga afërsia.
Fillimisht Daku dha pasim të mirë për Dmitry Kabutovin, që asistoi.
Sulmuesi Daku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 48-të. Për Rubin Kazanin ishte fitorja e dytë këtë edicion.
Me nëntë pikë renditet në pozitën e 12-të.
Voronezhi është i fundit në kampionatin rus me vetëm pesë pikë. Daku mbetet me dy gola e një asistim në kampionatin rus.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.