Sport

Newcastle me fitore të thellë ndaj Sheffield Unitedit

Newcastle Unitedi ka regjistruar fitore të thellë të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues së Anglisë.

Newcastle fitoi me rezultatin 8:0 në udhëtim te Sheffield Unitedi. 8:0 “bardhezinjtë” e kishin mposhtur Sheffield Wednesdayn në vitin 1999.

Sean Longstaff në minutën e 21-të, Dan Burn në minutën e 31-të dhe Sven Botman në minutën e 35-të, shënuan për epërsinë 3:0 të mysafirëve në pjesën e parë. Callum Wilson në minutën e 56-të, Anthony Gordon në minutën e 61-të, Miguel Almiron në minutën e 68-të, Bruno Guimaraes në minutën e 73-të dhe Alexander Isak në minutën e 87-të, ishin realizatorët e pesë golave tjerë të Newcastlet në pjesën e dytë. Newcastle në gjashtë ndeshje ka nëntë pikë dhe zë pozitën e tetë. Sheffield Unitedi është i fundit me një pikë, aq sa kanë edhe Lutoni dhe Burnley.