Pas humbjes nga Barcelona në Champions, Antwerpi është kthyer me barazim pa gola në elitën e Belgjikës.
Të shtunën mbrëma Antwerpi luajti 0:0 me skuadrën RWDM. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Pro Leagues belge. Arbnor Muja luajti prej minutës së 64-t për Antwerpin.
Antwerpi humbi një penallti në minutën e 63-të e një tjetër në minutën e 74-t. Të dy penalltitë i humbi Vincent Janssen. Antwerpi është i pesti me 12 pikë nga shtatë ndeshje.