Sport

Fazliji shënon gol për një pikë të St. Gallenit

 

Reprezentuesi i Kosovës, Betim Fazliji, ka shënuar gol të shtunën për St. Galleni. St. Galleni barazoi 1:1 në udhëtim me Grasshopperin, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Zvicrës. Fazliji, që luan kryesisht si mesfushor defanziv, shënoi për 1:1 në minutën e 72-të.

Për të është goli i parë këtë edicion. Golin e kaluar e kishte shënuar në edicionin 2021/2022. Fazliji e Albert Vallqi startuan te St. Galleni. Amir Abrashi luajti prej fillimi te Grasshopperi, ndërsa u aktivizua edhe Meritan Shabani. St. Galleni është i dyti në Superligë me 12 pikë nga shtatë ndeshje. Grasshopperi është i nënti me pesë pikë.