Sport

Çeku zbulon planin 5-vjeçar: Rinovohen e ndërtohen 27 stadiume

 

Brenda pesë vjetëve të ardhshëm në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një intervistë për “KosovaPress”.

Ai ka thënë se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna të Kosovës për zbatimin e këtij projekti në mënyrë që Kosova të jetë gati me infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.