UEFA ka marrë vendimin për ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u ndërpre për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi”.
Federata rumune ka publikuar vendimin e UEFAs, e cila kishte hapur procedurë disiplinore. Federata rumune ka marrë një gjobë prej 52 mijë eurosh dhe një ndeshje si vendase pa shikues. Bëhet fjalë për duelin me Andorrën, i cili luhet muajin tjetër në kuadër të “Euro 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas vendimit te UEFAs, federata ka dënuar incidentin në ndeshjen me Kosovën, e cila u ndërpre për 50 minuta.
Po ashtu, ajo ka dënuar ashpër edhe mesazhet provokuese.