6 perditesime
22:54

Barcelona fiton 5:0 në debutimin e Mujës në Champions

Barcelona ka dominuar plotësisht dhe ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj kampionit të Belgjikës, Antwerpit. Të martën mbrëma në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, Barcelona fitoi 5:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Barça ka bërë hap të madh në Grupin H.

Joao Felix ka shkëlqyer te Barça. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 11-të, ndërsa realizoi gol tjetër në minutën e 66-të.

Felix asistoi në golin e dytë, të cilin e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 19-të. Menjëherë në minutën e 22-të, Jelle Bataille shënoi autogol, duke devijuar topin pas krosimit të Raphinhas.

Gavi shënoi për 4:0 në minutën e 54-t me asistim të Lewandowskit. Ndërkohë Raphinha asistoi për Joao Felixin në minuën e 66-të në golin për 5:0.

Ndeshja ishte debutuese në Champions për Arbnor Mujën, sulmuesin e krahut të Antwerpit. Muja kishte një goditje në fund të pjesës së parë. Ai luajti deri në minutën e 83-të.

Në përgjithësi skuadra belge i bëri pak rezistencë Barçës, që llogaritet prej pretendenteve për ta fituar Championsin. Antwerpi rastin duhet ta kërkojë në ndeshjet tjera në grup.

22:25

Barça po udhëheq 5:0

Barcelona po udhëheq 5:0 ndaj Antwerpit belg.

Është Joao Felix që shënoi në minutën e 66-të për 5:0.

 

22:19

Barça shënon për 4:0

Barcelona po udhëheq 4:0 ndaj Antwerpit.

Golin e katërt e shënoi Gavi në minutën e 54-t.

21:51

Barcelona në epërsi bindëse pas pjesës së parë

Barcelona po udhëheq 3:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Antwerpit belg.

Për Antwerpin po paraqitet Arbnor Muja që kishte një goditje në minutën e 44-t. Por topi i goditur nga Muja u ndal nga portieri i Barçës.

21:27

Barça nuk ka të ndalur, shënon golin e tretë

Barcelona ka shënuar për 3:0 ndaj Antwerpit.

Jelle Bataille devijoi topin në portën e tij në minutën e 22-të.

21:22

Barça shënon edhe golin e dytë

Barcelona po udhëheq 2:0 ndaj Antwerpit.

Në minutën e 19-të, Joao Felix asistoi për Robert Lewandowskin që realizoi golin e dytë për Barçën.

 

21:16

Barcelona në epërsi ndaj Antwerpit

Barcelona ka kaluar në epërsi të hershme ndaj Antwerpit belg.

Për 1:0 shënoi Joao Felix në minutën e 11-të. Tek Antwerpi po paraqitet Arbnor Muja.