Milani dominon, por nuk thyen Newcastlen

Milani dominon, por nuk thyen Newcastlen
Ndonëse ka dominuar plotësisht, Milani nuk ia doli ta mposhtë Newcastle Unitedin. Të martën në “San Siro”, Milani e Newcastle luajtën pa gola në kuadër të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane ka dominuar plotësisht, nga fillimi e deri në fund. Por pa konkretizuar rastet e shumta që ka krijuar. Milani ka krijuar 25 raste, derisa skuadra angleze i kishte vetëm gjashtë. Milani i kishte tetë goditje në kornizë të portës, ndërsa Newcastle vetëm një, fare në fund. Por gola nuk u realizuan dhe të dy skuadrat morën nga një pikë.
Në kuadër të Grupit F, Milani ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit, më 4 tetor. Newcastle e pret PSG-në në të njëjtën mbrëmje.
Milani nuk e konkretizon me gol dominimin në pjesën e parë
Milani nuk ka shënuar gol në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Newcastle Unitedit. Skuadra italiane ka dominuar në plotësisht, ka krijuar shumë raste shënimi, por nuk ka konkretizuar.
Rezultati pas pjesës së parë është 0:0.
Milani e Newcastle po takohen në kuadër të grupit F të Ligës së Kampionëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Edvin Kuç: Është humbje e pamerituar

Daja pa gjëra pozitive, ka edhe vërejtjet për orarin

Thaqi: Pikët e humbura do të mundohemi t’i kompensojmë

Ajaxi e Marseille barazojnë në ndeshjen dramatike

Dinamo e Zagrebit me fitore bindëse ndaj Astanas

Remzi Ejupi pas largimit: Prishtina ka qenë edhe mbi Federatën

Kosova me shumë stadiume “evropiane”... në letër

Kryetari i Gjilanit ironizon me Suharekën për projektin e stadiumit

Ballkanit i mungon fati, pëson 1:0 nga Viktoria Plzeni

Lukaku shënon gol për fitoren e Romës

Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshjen Ludogorets – Trnava
