Sport

Empoli shkarkon Zanettin

 

Dy ditë pas humbjes së thellë nga Roma, skuadra e Empolit ka shkarkuar trajnerin Paolo Zanetti, raportojnë të martën mediumet italiane.

Empoli u mposht të dielën 7:0 në Roma për ta regjistruar humbjen e katërt në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion në Serie A.