Portieri David De Gea pritet të rikthehet në La Liga. “Marca” ka shkruar të martën se spanjolli do t’i bashkohet skuadrës së Real Betisit.
Thuhet se Betisi i ka bërë ofertë zyrtare De Geas dhe gjithçka pritet të finalizohet brenda kësaj jave.
Mësohet se Betiti i ka ofruar atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Interesim për De Gean ka shfaqur edhe Valencia, por thuhet se oferta e Betisit është më e favorshme, pasi portierit i është premtuar minutazhë këtë edicion. De Gea, aktualisht është lojtar i lirë dhe te Betisi mund të transferohet falas.
Ai është pa klub prej përfundimit të edicionit të shkuar, kur i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.
32-vjeçari ishte pjesë e Unitedit prej vitit 2011, kur iu bashkua nga Atletico, ekip për të cilin luajti dy edicione në La Liga.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.