Sport

Haaland, shpallet më i miri nga UEFA

Sulmuesi i Manchester Cityt është shpallur futbollisti më i mirë për edicionin 2022/23 nga UEFA.

Norvegjezi ka mposhtur për këtë çmim Lionel Messin dhe Kevin De Bruynen që ishin në listën e ngushtë të nominuarve. Haaland ka pasur një edicion të jashtëzakonshëm me Manchester Cityt.

Në edicionin e tij të parë me Cityn, Haaland ka ndihmuar ekipin ta fitoj titullin e kampionit në Premier League, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.

Në 53 ndeshje të luajtura edicionin e shkuar, Haaland ka shënuar 52 gola.