Sport

Paçarada me Koelnin humbin në shtëpi

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paqarada ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Koelni që pësoi disfatë në shtëpi nga Wolfsburgu me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshe e luajtur të shtunën i takoi javës së dytë të Bundesligës gjermane.

Luca Waldschmidt shënoi për 1:0 në minutën e 55-të, por Wolfsburgu përmbysi rezultatin për ta fituar ndeshjen në fund 2:1. Jonas Wind shënoi dy golat e fitores. Të parin e shënoi në minutën e 62-të, kurse të dytin në minutën e 73-të.

Koelni mbetet pa pikë, kurse Wolsburgu i ka bërë gjashtë pikë.