Sport

Bayerni synon triumfin edhe ndaj Augsburgut

Bayern Munichu luan në shtëpi në xhiron e dytë të Bundesligës. Të dielën, Bayerni e pret skuadrën e Augsburgut në stadiumin “Allianz Arena”. Ndeshja luhet të dielën prej orës 17:30 dhe është e fundit në kuadër të kësaj xhiroje në kampionatin gjerman.

Bayerni në xhiron e parë u tregua u frikshëm ndaj Werder Bremenit, që e mposhti me rezultatin 4:0.

Ndërkohë, Augsburgu luajti 4:4 në shtëpi kundër Borussia Moenchengladbachut. Dy orë më herët se kjo përballje, do të zhvillohet ndeshja mes Mainzit dhe Eintracht Frankfurtit.

Dueli më interesant i së shtunës do të jetë ai mes Gladbachut dhe Bayer Leverskuenit të Granit Xhakës. Kjo ndeshje luhet në Gladbach prej orës 18:30 dhe është e veçantë për Xhakën, i cili për katër vjet ka luajtur për Borussian.

Leverkuseni javën e shkuar e mposhti në shtëpi Leipzigun, ekip që ka fituar Superkupën e Gjermanisë javë më parë.

Edhe Borussia Dortmundi do ta kërkojë fitoren e dytë në udhëtim te Bochumi, të shtunën prej orës 15:30.

Në të njëjtën kohë do të luhen edhe ndeshjet Darmstad – Union Berlin, Koeln – Ëolfsburg, Heidenheim – Hoffenheim dhe Freiburg – Werder Bremen.