Sport

Jashanica: Në pjesën e dytë treguam karakterin

Bajram Jashanica shënoi golin e barazimit në fitoren 4:1 ndaj BATE Borisovit. Jashanica ka vlerësuar fitoren, por ka thënë se kanë mbetur edhe 90 minuta.

“Pësuam një gol aksidental. Humbëm disa raste në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë treguam karakterin e fortë dhe vazhduam para. Të gjithë kanë treguar vlerat dhe besoj se ishte një fitore e merituar për ne. Përveç atij rasti kur shënoi golin, e kemi mbuluar si duhet sulmuesin e BATE Borisovit.

Janë edhe 90 minuta dhe nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. 4:1 është rezultat i mirë por nuk do të thotë që jemi kualifikuar”, ka thënë Jashanica.

Ai ka vlerësuar Ilir Dajën si më meritorin për ngritjen e Ballkanit.

“Çelësi kryesor është Ilir Daja që na solli deri këtu. Natyrisht përkrahja e presidentit nuk ka munguar”, ka thënë Jashanica, që ka bashkëpunuar edhe më herët me Dajën.