Sport

Daja ia kushton fitoren Emërllahut, ka një mesazh për analistët

 

Ilir Daja ka thënë se fitorja ndaj BATE Borisovit i kushtohet Lindon Emërllahut. Emërllahu është operuar dje dhe pritet të mungoi për një kohë. Ai është prej lojtarëve kryesorë të Ballkanit.

“Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut. Dje është operuar dhe i urojmë kthim sa më të shpejtë pranë ekipit. E gjithë kjo fitore shkon për të, për tifozët që na përkrahën, për tifozët që ishin të shumtë në stadium. I shkon këtyre djemve që nuk dorëzohen kurrë.