Arsenali ka prezantuar portierin e ri të klubit, David Raya, në formë huazimi për një sezon.
Spanjolli është transferuar nga Brentfordi.
Raya është transferuar në formë huazimi, ndërsa Arsenali ka thënë se e ka opsionin për ta kthyer në transferim të përhershëm.
Ndërsa është raportuar se për të Arsenali e ka obligative të paguajë rreth 30 milionë funte në vitin e ardhshëm.
Sipas raportimeve, klubi do ta shmangë pagesën sivjet për shkak të fair-playit financiar.