Sport

Bayerni e ka Kanen në sulm, por i duhet një portier për edicionin e ri

Edhe pse Bayern Munich arriti nënshkrimin rekord të Bundesligës me transferimin e kapitenit të Anglisë, Harry Kane, ka ende një vrimë të madhe në skuadër. Kane ka fanellën me numrin 9 te Bayerni, të cilën e ka veshur më parë nga Robert Lewandowski. Ky numër i është besuar anglezit, pasi te Bayerni presin që Kane të shënojë shumë gola. Tarifa e transferimit – e cila thuhet se mund të shkojë mbi 100 milionë euro – shton presionin.

“E ndiej atë përgjegjësi. Sa herë që një klub shpenzon një shumë të madhe parash për një lojtar, atëherë është normale që ai të ketë përgjegjësi për ta justifikuar atë tarifë”, ka pranuar Kane.

Aventura e Kanet te Bayerni filloi me një tronditje, pasi ekipi i tij i ri pësoi humbje shokuese nga Laipzigu 3:0 në Superkupën e Gjermanisë - një ndeshje kryesisht ceremoniale midis kampionit të ligës dhe fituesit të kupës. Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, kritikoi lojtarët e tij – pa përfshirë Kanen – duke thënë se ata luajtën “sikur të mos kishim bërë asgjë” në katër javët e përgatitjeve parasezonale. Kane mbush boshllëkun që Lewandowski e la në Bayern, por kërkimi vazhdon për një portier, pasi Manuel Neuer mund të humbasë të gjithë gjysmën e parë të edicionit. Ai theu këmbën duke skijuar në dhjetor dhe iu nënshtrua më shumë operacioneve këtë muaj. Shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen pranoi se klubi ishte përpjekur dhe dështoi të nënshkruante me Kepa Arrizabalagan nga Chelsea. 37-vjeçari Neuer nuk ka luajtur që nga Kupa e Botës vitin e kaluar. Bayerni kishte në portë rezervë Sven Ulreich në humbjen që e pësoi nga Leipzigu. Pyetja është nëse ndonjë portier i ri është planifikuar si mbulim i shkurtër si transferimi i Yann Sommerit në janar - ai tashmë është shitur tek Interi - apo një zëvendësim më i përhershëm për kapitenin Neuer. Nënshkrimi me dikë si David de Gea, një lojtar i lirë që nga largimi i tij nga Manchester Unitedi, mund të nënkuptojë uljen e përhershme të Neuerit në stol. Tuchel gjithashtu tregoi se skuadra ka nevojë edhe për një mesfushor mbrojtës. Kjo mund të nënkuptojë potencialisht edhe më shumë transferime te Bayerni përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.

Përveç Kanet, nënshkrimet e reja përfshijnë edhe mbrojtësin Kim Min-jae nga Napoli, i cili debutoi si zëvendësues në Superkupë. Mbrojtësi Raphael Guerreiro nga Borussia Dortmundi dhe mesfushori Konrad Laimer nga Leipzigu kanë mbërritur të dy si transferime të lira dhe mbrojtësi Lucas Hernandez u largua për te Paris Saint-Germaini. Kane shpreson të ketë sukses aty ku një tjetër nënshkrim i madh nga Premier League dështoi. Sadio Mane u largua nga Bayerni në fillim të këtij muaji për në Arabinë Saudite pas një edicioni të vetëm zhgënjyes pas transferimit të tij nga Liverpooli. Edicioni i kaluar në Bayern filloi me trajnerin e atëhershëm Julian Nagelsmann, duke u përpjekur të bënte pa një zëvendësim të drejtpërdrejtë për Lewandowskin, pasi sulmuesi polak u largua për te Barcelona pas tetë vjetësh dhe 344 golave të shënuar për klubin. Nagelsmann u përpoq të përdorte Mane si pjesë e një reparti fleksibil përpara së bashku me lojtarë si Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman, por përfundimisht iu drejtua vendosjes së Eric Maxim Choupo-Moting në një rol më standard të qendërsulmuesit. Kur Nagelsmann u shkarkua në mars, Tuchel u përqendrua në periudhë në afat të shkurtër përpara se të bënte ndryshime në verë. Tuchel thotë se lojtarë si Sane, Gnabry dhe Coman mbeten kyç për planet e tij.

“Pas humbjes së Robert Lewandowskit kishte një zhvendosje të përgjegjësisë mbi supet e tyre për të shënuar, ndoshta të gjithë prisnin që ata të shënonin papritmas shumë gola, gjë që nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Nuk ka kurrë një arsye në futboll, ka shumë arsye”, tha Tuchel. “Në përgjithësi jam i lumtur, sepse etika e punës është e mirë, jam i lumtur, sepse cilësia është gjithsesi e mirë, por etika e punës është e lartë dhe ata punojnë shumë për ekipin. Të gjithë ata janë lojtarë të ekipit, të gjithë janë të besueshëm”.

Synimi për një sezon tjetër edicion tjetër të suksesshëm nuk është mjaft i mirë për Bayernin dhe humbja e titullit të Bundesligës nga Borussia Dortmundi do të ishte një tronditje sizmike në futbollin gjerman. Duelin e parë në edicionin 2023/24 në Bundesligë, Bayerni e luan të premten, në udhëtim te skuadra e Werder Bremenit. /AP