Sport

Bayerni nxjerr në shitje Sanen

Leroy Sane

Bayern Munichu ka marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit të krahut, Leroy Sane.

“Bild” raporton të premten se Bayerni ka vendosur ta nxjerr në shitje reprezentuesin e Gjermanisë, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Për ta lënë të lirë Sanen, ekipi bavarez po kërkon të paktën 40 milionë euro, ndërsa mësohet se nuk mungon interesimi i skuadrave tjera për shërbimet e tij.

27-vjeçari po dëshiron të qëndroj te Bayerni edhe për edicionin 2023/24 por klubi po e shtyn drejt shitjes, sikurse që veproi me Sadio Manen që u transferua në Arabinë Saudite.

Sane ka kontratë deri në vitin 2025 me Bayernin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Manchester City.