5 perditesime
22:26

Ballkani pa telashe ndaj Larnes, avancon tutje

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka avancuar tutje në Ligën e Konferencës.

Të enjten në Belfast të Irlandës së Veriut, Ballkani fitoi përballë kampionit të këtij vendi, Larnes, me rezultatin 4:1.

Pas fitores së arritur të enjten mbrëma, Ballkani ka siguruar rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe do të ballafaqohet tani me Lincoln Red Impsin e Gjibraltarit.

Albion Rrahmani ishte prej më të mirëve në fushë.

Rrahmani me mjeshtëri asistoi në dy golat e parë, të cilat u shënuan nga Nazmi Gripshi.

Gripshi shënoi fillimisht në minutën e 27-të, e më pas edhe në minutën e 36-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Rrahmani shënoi vetë për 3:0, pas asistimit që mori nga Almir Kryeziu.

Lee Bonis ngushtoi epërsinë në 3:1 në minutën e 59-të kur shënoi nga penalltia.

Ndërkohë, Kryeziu shënoi gol në minutën e 66-të, për rezultatin final 4:1.

Ballkani synon që ta përsëritë suksesin e edicionit të kaluar.

Suharekasit e kishin siguruar fazën grupore të Ligës së Konferencës.

21:59

Ballkani shënon tjetër gol dhe i afrohet kualifikimit

Ballkani i Suharekës ka realizuar tjetër gol dhe është afër të kalojë në rrethin tjetër kualifikues të Ligës së Konferencës.

Almir Kryeziu shënoi në minutën e 66-të për 4:1.

21:51

Larne realizon ndaj Ballkanit

Larne ka shënuar gol kundër Ballkanit.

Sulmuesi Lee Bonis ka realizuar nga penalltia në minutën e 59-të.

21:37

Rrahmani shënon golin e tretë të Ballkanit

Ballkani i Suharekës ka shënuar golin e tretë përballë Larnes në Irlandën e Veriut.

Albion Rrahmani, pasi asistoi në dy golat e parë, realizoi vetë për 3:0.

Rrahmani shënoi në minutën e 46-të, pas asistimit të Edvin Kuçit.

21:17

Gripshi shënon tjetër gol

Ballkani ka dyfishuar epërsinë ndaj Larnes në ndeshjen kthyese.

Nazmi Gripshi ka shënuar edhe golin e dytë në ballafaqimin kundër Larnes në Irlandën e Veriut.

Në stadiumin “Solitude” në Belfast, Gripshi realizoi për 2:0 në të mirë të kampionit të Kosovës në minutën e 37-të.

21:03

Ballkani në epërsi ndaj Larnes

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Larnes në ndeshjen e kthimit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut.

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa Ballkani zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të.

Golin e epërsisë e shënoi mesfushori Nazmi Gripshi në minutën e 28-të pas asistimit të Albion Rrahmanit.

Me avantazhin aktual 1:0, Ballkani veçse ka konfirmuar avancimin në rundin tjetër, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë javën e shkuar ka triumfuar me shifrat 3:0.