Sport

Bayerni firmos me partnerin e Rrahmanit

Kampioni gjerman, Bayerni, ka bërë përforcim të rëndësishëm për edicionin e ri. Të martën, gjiganti bavarez njoftoi se ka firmosur me mbrojtësin Kim Minjae.

Minjae është nga Korea e Jugut, ndërsa është transferuar nga Napoli.

Me Napolin e fitoi titullin e kampionit në Serie A. 26-vjeçari ka firmosur për pesë vjet me Bayernin. Do ta mbaj fanellën me numrin 3.

“Bayerni është ëndërr për secilin futbollist. Është fillim i ri për mua. Do të vazhdoj të zhvillohem këtu. Prej fillimit Bayerni e ka bërë të qartë se sa i interesuar është për mua. Synimi i parë është të luaj shumë ndeshje. Po ashtu dua të fitoj sa më shumë trofe”, ka thënë Kim Minjae.

Në qendër të mbrojtjes te Napoli, Kim e kishte partner kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.