Sport

FFK-ja nën përkujdesjen e Dukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka do të vazhdojë ta ketë nën përkujdesje Federatën e Futbollit të Kosovës. Duka ka fituar mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe përkujdesja për FFK-në është në mesin e detyrave të tij.

FFK-ja ka njoftuar se në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është miratuar shpërndarja e portofolit të anëtarëve të KE të UEFA-s dhe se FFK-ja do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e Dukës.

“Kjo, jo vetëm që është një detyrë dhe përgjegjësi e rëndësishme por në të njëjtën kohë edhe shumë domethënëse për mua, për marrëdhënien veçanërisht vëllazërore me FFK-në dhe Kosovën. Ju e dini, që kontributi dhe mbështetja ime në zhvillimin e futbollit në Kosovë ka qenë e përhershme dhe e pakufizuar në çdo moment. Për këtë arsye gjej rastin të uroj që ky 4-vjeçar të ketë vetëm suksese për Ju dhe Federatën tuaj”, ka shkruar Duka në një letër për FFK-në.