Sport

Sulmuesi i Tottenhamit, Son, edhe zyrtarisht bëhet një vit më i ri

 

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min, në mënyrë të çuditshme është bërë një vit më i ri. Kjo ndodhi pasi Koreja e Jugut ndryshoi metodat e saj tradicionale të numërimit të moshës.

Futbollisti i njohur i ekipit nga Premier League ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke u përballur me një sërë thashethemesh që e lidhin atë me një kalim në Ligën e Arabisë Saudite që po rritet me shpejtësi. Megjithatë, pas hedhjes poshtë të raportimeve të tilla Son do të fokusohet plotësisht në edicionin 2023/24 me Tottenhamin dhe do të nxitet nga lajmet për ndryshimin e ligjit në Kore të Jugut.