Sport

Huliganët serbë vazhdojnë me thirrje të turpshme

Huliganët serbë vazhdojnë me thirrje për Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo ndodhi edhe të enjten pasdite në miqësoren mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Borcit të Banjallukës. Borci është ekip nga Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës.

Huliganët e Zvezdës kanë thirrur ndër të tjera “Kosova është zemra e Serbisë” dhe për këtë morën duartrokitje nga shikuesit e tjerë në stadiumin në Uzhice të Serbisë.

“Thirrje të turpshme nacionaliste në ndeshjen Cërvena Zvezda – Borci”, ka shkruar gazeta boshjake “Oslobogjenje”.

Gjatë ndeshjes është shpalosur edhe një pano ku në gjuhën serbe shkruante “Serbi, mbroji serbët në Kosovë”.

Huliganët serbë thuajse vazhdimisht shfaqin pano dhe bëjnë thirrjen që nuk kanë të bëjnë me realitetin.