Sport

Smajlaj kurorëzohet në Beograd mbret i atletikës evropiane

 

Më në fund shqiptarët e kanë një kampion evropian në atletikë. Është shkodrani Izmir Smajlaj që të shtunën mbrëma fitoi titullin në disiplinën e kërcimit së gjati në evropianin në palestër që përfundoi të dielën në Beograd të Serbisë.

Në një garë dramatike, Smajlaj arriti që në kërcimin e fundit të kalojë 8.08 metra për të fituar medaljen e artë evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”. Këtë distancë e kaloi edhe Michel Torneus i Suedisë, por ai kishte kërcim të dytë më të dobët se Smajlaj që kështu u shpall kampion i Evropës.