Federata e Basketbollit e Kosovës nuk ka lëshuar ndonjë njoftim lidhur me përjashtimin përjetë nga basketbolli të gjyqtarit kosovar, Daut Mehmeti.
Por i kontaktuar nga KOHA, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ka pranuar se tashmë janë njoftuar me vendimin e FIBA-s.
“E kemi pranuar këtë njoftim dy ditë më parë dhe do ta zbatojmë natyrisht. Më shumë nuk mund të komentoj”, ka thënë Fetahu për KOHËN.
Daut Mehmeti nuk ka referuar në edicionin e fundit të basketbollit kosovar. Ai për kohë të gjatë ishte prej gjyqtarëve kryesorë në basketbollin e Kosovës. Ka drejtuar edhe shumë ndeshje ndërkombëtare.