Denver Nuggets është vetëm një fitore larg titullit të parë në ligën NBA.
Denveri në ndeshjen e fundit fitoi 108:95 përballë Miami Heatit, dhe tani ka epërsi 3:1 në serinë finale.
Nuggets dominoi përgjatë gjithë ndeshjes, duke shfaqur paraqitje mbresëlënëse.
Aaron Gordon ishte figura kryesore në këtë fitore, me 27 pikë të realizuara. Ai kontribuoi edhe me shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Nuggets mund ta sigurojë kampionatin me fitore në shtëpi në ndeshjen e pestë të hënën.
Denveri kishte epërsi prej katër pikëve pas pjesës së parë, ndërsa epërsinë e ngriti deri në 13-të pikë në çerekun e tretë. Deri në fund të ballafaqimit nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren.