Loret Sadiku është kthyer në asistues në njërin prej dy golave të shënuar nga Hammarby në ndeshjen e fundit.
Hammarby të premten mbrëma mposhti me vështirësi skuadrën Brommapojkarna, me rezultatin 2:1.
Sadiku asistoi në golin e minutës së 15-të, të shënuar nga Nahir Besara.
Ai pasoi për Besaran që shënoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 12-të të elitës së futbollit të Suedisë.
Sadiku në mesfushë dhe Edvin Kurtulush në qendër të mbrojtjes e kompletuan këtë ballafaqim.
Hammarby pas 13-të ndeshjeve të luajtura ka 16 pikë dhe zë vendin e tetë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.