Sport

Kosova ushtron me 17 lojtarë, por pa sulmuesit kryesorë

 

Në ditën e dytë të grumbullimit, numri i futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës në stërvitjen e pasdites ishte dukshëm më i madh se në ditën e parë.

Të premten pasdite u mbajt stërvitja e radhës e Kosovës, ndërsa nën urdhrat e selektorit Alain Giresse ishin 17 futbollistë. Seanca e parë stërvitore, të enjten, u mbajt me vetëm shtatë lojtarë, prej tyre tre portierë.