Sport

Laimer, përforcimi i parë i Bayernit

 

Mesfushori Konrad Laimer është përforcimi i parë i Bayern Munichut për edicionin e ri. Skuadra bavareze të premten e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit austriak, i cili me Bayernin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai te Bayerni është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me skuadrën e Leipzigut.