Sport

Ish-lojtari i Kosovës ftohet nga Zvicra

 

Mesfushori Uran Bislimi është ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të "Euro 2024". Lajmi është bërë i ditur të premten, pasi selektori Murat Yakin ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferoviqin për ta zëvendësuar sulmuesin Breel Embolo.

Bislimi është pjesë e Luganos, ndërsa për herë të parë po ftohet te Zvicra.