Sport

Kurti ia dorëzon Kupën e Kosovës në tribuna kapitenit të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka dorëzuar trofeun e Kupës së Kosovës kapitenit të Prishtinës, Gledi Mici.

Ndryshe nga herët e kaluara, kur tradicionalisht trofeun e ka dorëzuar presidenti i Kosovës, kësaj radhe trofeun nuk e dorëzoi presidentja Vjosa Osmani, por kryeminsitri Kurti.

Madje Kurti trofeun e dorëzoi te kapiteni në tribuna, ndonëse bina e festës ishte vendosur brenda fushës.

Micit iu desh pasi mori trofeun të zbriste poshtë në binë për të festuar me bashkëlojtarët. Po ashtu edhe medaljet u morën në tribuna.

Kurti ishte paraparë të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak dhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me fillim nga ora 20:00. Por, mësohet se emisarët ende nuk kanë arritur në takim. 

Image