Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 6-9 gradë celsius, e maksimalet mes 10-14 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, ka njoftuar IHMK.