Muriqi shkëlqen në ndeshjen e fundit

Muriqi shkëlqen në ndeshjen e fundit
Vedat Muriqi e ka përfunduar në mënyrën më të mirë edicionin në La Ligën spanjolle.
Sulmuesi i Kosovës realizoi një tjetër gol në ndeshjen e fundit të kampionatit në elitën e futbollit të Spanjës.
Muriqi me Mallorcan të dielën fituan përballë Rayo Vallecanos me rezultatin 3:0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi shtatlartë në minutën e 51-të, me asistim të Daniel Rodriguezit.
Muriqi që u zëvendësua në minutën e 77-të, ka shënuar 15-të gola në këtë edicion të La Ligas. Ai ka edhe tri asistime.
Ndërkohë Mallorca me këtë fitore e mbyll kampionatin në vendin e nëntë me 50 pikë.
Te Rayo Vallecano, Ivan Balliu i Shqipërisë luajti deri në minutën e 73-të.
Vallecano përfundon La Ligan në këtë edicion me 49 pikë, në pozitën e 11-të.
Muriqi shënon golin e 15-të në La Liga
Vedat Muriqi e ka shënuar golin e 15-të në La Liga këtë edicion.
Muriqi me Mallorcan është duke fituar ndaj Rayo Vallecanos 1:0, ndërsa sulmuesi i Kosovës realizoi në minutën e 51-të. Muriqi ka edhe tri asistime në këtë sezon.
Në La Liga po luhet ndeshja e fundit e këtij edicioni.
https://streamja.com/pONeK?fbclid=IwAR1ZoG3sT4bysSwgL1o-9lTukT8yE7VvhQdikL2xgd8PV3qZufrZi2XSWns
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Edvin Kuç: Është humbje e pamerituar

Daja pa gjëra pozitive, ka edhe vërejtjet për orarin

Thaqi: Pikët e humbura do të mundohemi t’i kompensojmë

Ajaxi e Marseille barazojnë në ndeshjen dramatike

Dinamo e Zagrebit me fitore bindëse ndaj Astanas

Remzi Ejupi pas largimit: Prishtina ka qenë edhe mbi Federatën

Kosova me shumë stadiume “evropiane”... në letër

Kryetari i Gjilanit ironizon me Suharekën për projektin e stadiumit

Ballkanit i mungon fati, pëson 1:0 nga Viktoria Plzeni

Lukaku shënon gol për fitoren e Romës

Gjyqtarët nga Kosova drejtuan ndeshjen Ludogorets – Trnava
