Sport

Ancelotti: Kane është lojtar i Tottenhamit

Carlo Ancelotti - Real Madrid

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka refuzuar të japë ndonjë koment në lidhje me transferimin e sulmuesit Harry Kane.

Sulmuesi i Tottenhamit për kohë të gjatë po flitet se mund të kalojë në “Santiago Bernabeu”, pasi kontrata e kapitenit të Anglisë skadon pas një viti.

Para ndeshjes së fundit të kampionatit që Real Madridi e luan në shtëpi të dielën në orën 18:30 kundër Athletic Bilbaos, Ancelotti ka thënë se Kane është lojtar i Tottenhamit, por shtoi se e pëlqen atë.

“Nuk mund të flas për të ardhmen, jo për të ardhmen e skuadrës që është duke u ndërtuar. Kane është lojtar i klasit të lartë, por ai është lojtar i Tottenhamit dhe ne duhet ta respektojmë atë dhe Tottenhamin. E di se skuadra e sezonit tjetër do të jetë shumë e fortë. Skuadra e Real Madridit gjithmonë është e fortë. Do të jetë ekip ndryshe, por me konkurrencë të madhe”, ka thënë Ancelotti.