Sport

Denveri fiton finalen e parë në NBA

Denver Nuggets ka nisur me fitore serinë finale në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Nuggets mposhtën Miami Heat të premten 104:93 për të marrë avantazh në finalen e madhe.

Nikola Jokiq u priu vendasve me 27 pikë, 10 kërcime e 14 asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të hënën, sërish në terren të Denverit.