Federatat e 13 sporteve të ndryshme të Kosovës kanë aplikuar me 38 sportistë për bursa olimpike për “Paris 2024”.
Përzgjedhjen e përfituesve të bursave do bëjë komisioni i sportit i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Shuma që ndan Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar është 6 mijë dollarë në muaj. Për Lojërat Olimpike “Tokio 2020” bursë përfituan 20 sportistë.