Riola Xhemaili është ftuar nga Zvicra për katër javët e para të përgatitjeve para Botërorit që mbahet gjatë korrikut dhe gushtit në Australi dhe Zelandë të Re.
Xhemaili është në mesin e 20 lojtarëve të ftuara për kampin përgatitor të Zvicrës.
Futbollistja e Freiburgut pritet të përfshihet edhe në listën përfundimtare të ekipit të Zvicrës.
Zvicra më 30 qershor luan miqësore kundër Zambisë, ndërsa më 5 korrik kundër Marokut.
Zvicra është në grupin A bashkë me Zelandën e re, Norvegjinë dhe Përfaqësuesen e Filipineve.
Në Botëror do të jetë edhe Kosovare Asllani. Ajo me Suedinë janë në grupin G.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Afrika e Jugut, Italia dhe Argjentina.