Sport

Szczesny vazhdon bashkëpunimin me Juventusin

 

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit. Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se palët kanë arritur marrëveshjen, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.

Me rinovimin e kontratës, portieri 33-vjeçar do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025, pasi kishte kontratë valide deri vitin e ardhshëm.