Betim Fazliji është në prag të kthimit te skuadra e St. Gallenit. Kështu ka njoftuar të enjten gazeta zvicerane “Blick”.
Fazliji ka kërkuar largimin nga St. Pauli, skuadër ku u transferua verën e vitit të kaluar nga St. Galleni. St. Pauli garon në Bundesliga 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nuk gjeti hapësirat e kërkuara në Gjermani. Luajti në 19 ndeshje, por me 562 minuta në total.
Ndërsa, me ekipin senior të skuadrës së elitës së futbollit zviceran St. Gallen, Fazliji kishte zhvilluar 97 ndeshje, ku kishte shënuar pesë gola e një asistim.
24-vjeçari ftohet rregullisht te Kosova. Prej vitit 2020, Fazliji për Kosovën ka luajtur 18 ndeshje. Ai luan si mbrojtës i qendrës, por edhe si mesfushor defensiv.